Rreth nesh

Ne jemi ura lidhëse mes regjionit Nordik dhe bizneseve në Kosovë.

Ne synojmë të ndihmojmë në nxitjen e inovacionit, konkurrueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në peizazhin e gjerë të biznesit në vend, si një reflektim i qasjes Nordike në mjedisin afarist në zhvillim të Kosovës.

Vizioni ynë është një komunitet biznesi ku partnerët Nordikë dhe ata kosovarë bashkëpunojnë — me kushte të barabarta — për të formësuar një të ardhme gjithëpërfshirëse, të gjelbër dhe të begatë. Fokusi ynë është mbështetja praktike dhe qëllimi afatgjatë që u shërben të gjitha palëve të përfshira.

Inovacioni, Përgjegjësia Sociale, Qëndrueshmëria Mjedisore, Bashkëpunimi, Gjithëpërfshirja. Vlerat bërthamë të NCC-së janë në harmoni me ato të shoqërive nordike. Inovacioni është ai për të cilin ne avokojmë, për shkak të besimit tonë se bizneset vizionare janë ato që do të rriten.

About Us

Ne jemi ura e bizneseve Nordiko-Kosovare.

Oda Ekonomike Nordike (NCC) në Prishtinë u themelua në vitin 2023 me mbështetjen e Ambasadës Suedeze, Konsullatës së Nderit të Norvegjisë dhe Ambasadës së Finlandës në Kosovë. Oda u themelua me qëllim të ofrimit të strukturës dhe mbështetjes për komunitetin në rritje të bizneseve nordike në Kosovë.

Misioni ynë është të promovojmë tregtinë, inovacionin, investimet dhe bashkëpunimin, duke shërbyer si një urë lidhëse mes rajonit Nordik dhe komunitetit të biznesit në Kosovë.
Bëhu Antarë

Antarët e Bordit

Jonas Westerlund

Jonas Westerlund

Ambasadorë i Suedisë në Kosovë, Kryetar i Bordit

Florenda Govori

Florenda Govori

Drejtoreshë Ekzekutive

Besar Spahija

Besar Spahija

Ericsson, Antarë i Bordit

Taulant Hodaj

Taulant Hodaj

Konsull i Norvegjisë, Antarë i Bordit

Vigan Salihu

Vigan Salihu

Jysk Kosovo, Antarë i Bordit

Faton Krasniqi

Faton Krasniqi

Fres Media Oy, Antarë i Bordit

Afrim Pllana

Afrim Pllana

Antarë i Bordit

Bashkohuni me NCC-në organizatën më vizionare të biznesit në Kosovë.

Inovacioni

Përqafimi i ideve dhe teknologjive të reja për të nxitur rritjen.

Bashkëpunimi

Ndarja e njohurive dhe praktikave më të mira për sukses të ndërsjellë.

Gjithëpërfshirja

Nxitja e një mjedisi biznesi të hapur dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

Qëndrueshmëria Mjedisore

Promovimi i modeleve të biznesit ekologjik (eco-friendly) dhe të gjelbër.

Lidhu me ne